Në Ditën e Rinisë u bënë 6 vjet që Fondacioni Together Kosova i dhuroi rinisë më shumë se fjalë. I dhuroi një prej platformave më të sukseshme që qëndron e hapur, e disponueshme dhe e qasshme për rininë jo vetëm në ditën e Rinisë, por përditë.
Me anonimitet të plotë, të mbrojtur dhe të pacenueshëm rinia tash e 6 vjet ka një hapsirë që ia kujton secilit/ës të ri/re që ne nuk jemi vetë në pyetjet, komentet tona e sfidat me të cilat përballemi përditë.
Fondacioni Together Kosova është pjesë e Gjysmë Maratonës që nga viti 2013 me qëllim të promovimit të stilit të shëndetshëm të jetës në mes të të rinjëve. Përveç kësaj, Gjysmë Maratona 2016 ka qenë e fokusuar në prindër (baballarët), me qëllim të nxitjes së baballarëve të kyçen në përkujdesjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre, këtë herë përmes leximit.
Në ditën e gjysmë maratonës, baballarë të famshëm nga e gjithë Kosova janë intervistuar për të ndarë me ne se si ata janë të përfshirë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre.
Më 1 qershor 2016, në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, u mbajt aktiviteti i radhës i cili kishte për qëllim lidhjen e fëmijëve dhe baballarëve përmes leximit, me ç'rast edhe u shpërndanë libra për fëmijë.
Në përgatitjen për ngjarjen e leximit që u mbajt më 1 qershor, dita ndërkombëtare e fëmijëve, FTK dhe UNICEF kontaktuan mësuesit dhe drejtorët e shkollave në Prishtinë dhe mësimdhënësit e gjuhës shqipe. Nxënësit e këtyre shkollave, mblodhën libra, të cilat janë mbledhur më pas nga UNICEF dhe shpërndarë për fëmijët në këtë ngjarje leximi.
NUKJEVET.NET ofron një platformë të përshtatshme dhe një ambient të sigurt për të rinjtë që të flasin në mënyrë anonime, në lidhje me çështjet e ndjeshme që u përkasin atyre. Projekti ofron këshillim online falas 24/7 nga ana e ekspertëve më të mirë në vend, në mënyrë anonime për të rinjtë mbi çështje të shëndetit mendor dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me ata, derisa ata po rriten. Në këtë ueb faqe www.nukjevet.net të rinjtë mund të konsultohen online dhe gjithashtu mund të lexojnë artikuj me tema të ndryshme. Sipas statistikave numri aktual i vizitorëve të kësaj faqe interneti është 1.529.238 vizitorë.
Projekti është bazuar në miratimin e një qasje sistematike për zhvillimin e shkollës, duke punuar në nivele dhe dimensione të ndryshme. Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Bazë në Kosovë (CDBE) kishte fokusin mbi zbatimin e masave në kuadër të strategjisë sektoriale me qëllim forcimin e kapaciteteve, përmirësimin e menaxhimit të shkollës dhe udhëheqjes, për të ngritur mësuesit në zhvillim profesional dhe mbështetjen e programeve të arsimit joformal si një pjesë përbërëse e një sistemi arsimor gjithëpërfshirës.
Projekti është bazuar në miratimin e një qasje sistematike për zhvillimin e shkollës, duke punuar në nivele dhe dimensione të ndryshme. Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Bazë në Kosovë (CDBE) kishte fokusin mbi zbatimin e masave në kuadër të strategjisë sektoriale me qëllim forcimin e kapaciteteve, përmirësimin e menaxhimit të shkollës dhe udhëheqjes, për të ngritur mësuesit në zhvillim profesional dhe mbështetjen e programeve të arsimit joformal si një pjesë përbërëse e një sistemi arsimor gjithëpërfshirës.
Në të gjitha këto intervenime të ndryshme janë duke u zbatuar ndryshime të tilla si kurse dhe trajnime; kurse relevante në kontekstin e kësaj konsulence ishte Trajnimi i mësimdhënësve të Shkencave Natyrore për klasën 1-5 (Faza e dytë dhe faza e tre).
Projekti është bazuar në miratimin e një qasje sistematike për zhvillimin e shkollës, duke punuar në nivele dhe dimensione të ndryshme. Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Bazë në Kosovë (CDBE) kishte fokusin mbi zbatimin e masave në kuadër të strategjisë sektoriale me qëllim forcimin e kapaciteteve, përmirësimin e menaxhimit të shkollës dhe udhëheqjes, për të ngritur mësuesit në zhvillim profesional dhe mbështetjen e programeve të arsimit joformal si një pjesë përbërëse e një sistemi arsimor gjithëpërfshirës.
Në të gjitha këto intervenime të ndryshme janë duke u zbatuar ndryshime të tilla si kurse dhe trajnime; kurse relevante në kontekstin e kësaj konsulence ishin trajnimi i mësuesve për Matematikë, trajnimi i mësuesve në EMIS dhe Shkenca Natyrore për klasat e 1-5.
Qëllimi i projektit ishte për të përcaktuar qëndrimet e qytetarëve ndaj përmbaruesve, si janë përdorur kontratat, komuniteti i biznesit
probleme me legjislacionin tregtar, çështjet gjinore që kanë të bëjnë me të drejtat e pronësisë, operacionet e biznesit dhe çështjet e regjistrimit.
NUKJEVET.NET ofron një platformë të përshtatshme dhe një ambient të sigurt për të rinjtë që të flasin në mënyrë anonime, në lidhje me çështjet e ndjeshme që u përkasin atyre. Projekti ofron këshillim online falas 24/7 nga ana e ekspertëve më të mirë në vend, në mënyrë anonime për të rinjtë mbi çështje të shëndetit mendor dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me ata, derisa ata po rriten. Në këtë ueb faqe www.nukjevet.net të rinjtë mund të konsultohen online dhe gjithashtu mund të lexojnë artikuj me tema të ndryshme. Sipas statistikave numri aktual i vizitorëve të kësaj faqe interneti është 1.234.530 vizitorë.
Projekti kishte për qëllim kryerjen e një studimi bazë në dimensione të ndryshme të prevalencës së dhunës në familje DV / GBV dhe faktorëve të rrezikut, si pjesë e Programit të Përbashkët OINT mbi Dhunën në Familje në Kosovë. Në mënyrë që të kuptohet ky fenomen gjithëpërfshirës i dhunës në familje DV / DHBGJ studimi u zhvillua në këto pilot komuna: Dragash / Dragaš, Gjakovë / Djakovica, dhe Gjilan / Gnjilane për të identifikuar llojet e shërbimeve për viktimat dhe dëshmitarët e dhunës në familje DV / DHBGJ si dhe pikat e forta të komunitetit dhe strategjitë e ndërhyrjes për të parandaluar dhe për t'iu përgjigjur kësaj dhune DV / GBV. Rezultatet e këtij projekti u prezantuan në raportin përfundimtar.
Projekti synonte përmirësimin e cilësisë së arsimit fillor për të gjithë fëmijët në Kosovë. Projekti është bazuar në një adaptim në sistemin për zhvillimin e shkollës, duke punuar në nivele dhe dimensione të ndryshme. Qëllimi i këtij bashkëpunimi ishte për të mbështetur GIC-CDBE në zbatimin e instrumenteve përkatëse, mbledhjen e të dhënave dhe analizën e tyre.
Projekti synonte përmirësimin e cilësisë së arsimit fillor për të gjithë fëmijët në Kosovë. Projekti është bazuar në një adaptim në sistemin për zhvillimin e shkollës, duke punuar në nivele dhe dimensione të ndryshme. Qëllimi i këtij bashkëpunimi ishte për të mbështetur GIC-CDBE në zbatimin e instrumenteve përkatëse, mbledhjen e të dhënave dhe analizën e tyre.
Projekti synonte zhvillimin e një pyetësori i cili ka të bëjë me identifikimin e tregut të duhur të punës për lloje të ndryshme të pozitave; Hulumtimi mbi pagat; ekzistenca e vendeve të ndryshme të punës dhe krahasimi i pagave; punësimi dhe pagat brenda familjeve.
Procesi i zhvillimit të pyetësorit ishte si vijon: Konsultimet me ekipin SOS, zhvillimin e pilot pyetësorëve, etj. Të gjitha pyetjet janë zhvilluar në konsultime dhe të miratuara nga SOS.
Projekti synonte përmirësimin e cilësisë së arsimit fillor për të gjithë fëmijët në Kosovë. Projekti është bazuar në një adaptim në sistemin për zhvillimin e shkollës, duke punuar në nivele dhe dimensione të ndryshme. Fokusi i Zhvillimit të Kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Fillor në Kosovë (CDBE) ka qenë në implementimin e masave brenda strategjisë sektoriale, duke synuar forcimin e kapaciteteve, përmirësimin e menaxhmentit të shkollës dhe lidershipit si dhe të ndihmoj në formësimin profesional të mësimdhënësve duke përfshirë edhe përkrahjen për programet e edukimit jo-formal si pjesë përbërëse e sistemit të edukimit gjithëpërfshirës.
Ky studim synoi të ofrojë prova të rinjëve shqiptar dhe serb të Kosovës për përdorimin e alkoolit, duhanit dhe drogave.
Studimi ka dhënë dëshmi për nivelin e përdorimit të alkoolit, duhanit dhe drogave në mesin e të rinjëve kosovarë në krahasim me vendet tjera evropiane i cili rezultoi me publikimin e raportit përfundimtar.
Ky studim synonte përcaktimin se çfarë lloj kontratash janë me më shumë gjasa të çojnë në mosmarrëveshje dhe çfarë problemesh mund të hasin bizneset me kontratat, ose bizneset me transaksione pa kontrata.
Studimi rezultoi me raportin i cili përcaktoi kontratat me më shumë gjasa të përdoren nga bizneset, përvojat me problemet e bizneseve dhe transaksionet e bizneseve pa kontrata.
Projekti kishte si synim funksionalizimin e një pyetësori online për orientim në karrierë, në mënyrë që të siguronte mbështetje me një mori informacionesh të dobishme që rrjedhin nga raporti, si dhe të sigurojë të dhënat psikometrike nga pyetësorët e përdorur, duke i përshtatur ato me kulturën tonë.
Projekti ka rezultuar me botimin e pyetësorit në ueb faqen www.nukjvet.net, ku të rinjtë mund ta plotësojnë atë dhe në bazë të rezultatit që ata marrin, mund t’i ndihmojë ata në zgjedhjen e karrierës së tyre.
Projekti kishte për qëllim të trajnojë drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit për identifikimin, parandalimin dhe uljen e nivelit të dhunës së bashkëmoshatarëve në shkollat fillore, si dhe zbatimin e aktiviteteve të ndryshme në ngritjen e vetëdijes dhe parandalimin e dhunës së bashkëmoshatarëve.
Projekti rezultoi me: trajnimin e 45 drejtorëve dhe mësimdhënësve të shkollave fillore, të cilët u trajnuan nga eksperti slloven për zbatimin dhe trajnimin e mësimdhënësve të tjerë të cilët nuk ishin të përfshirë direkt në projekt.
Projekti ka vazhduar me trajnimin e më shumë se 900 mesimdhënësve nga 10 shkolla të tjetra në rajonin e Prishtinës.
Si rezultat, të gjitha aktivitetet e mësuara nga trajnimet janë zbatuar me më shumë se 4500 nxënës në total në 20 shkolla të Prishtinës. Projekti rezultoi me një Konferencë Kombëtare për Parandalimin e Dhunës së Bashkëmoshatarëve në Kosovë e cila u mbajtë gjatë muajit tetor 2010.
Studimi synoi të masë qëndrimet drejt situatës politike dhe procesit të negociatave të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Studimi ka siguruar mendimet e përgjithshme dhe qëndrimet e popullatës kosovare në lidhje me situatën politike dhe procesin e negociatave të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Qëllimi i këtij projekti ishte realizimi i një vlerësimi bazik për ekzistimin e shërbimerve për fëmijë dhe familje; realizimi i vlerësimit bazik i fëmijëve me nevoja të veçanta dhe së fundi, bazuar në gjetjet vlerësuese mbështetja e shërbimeve sociale lokale të zhvillojnë planin e veprimit për shërbimet sociale.
Projekti ka siguruar dokumentimin e kualitetit të shërbimeve të edukimit për fëmijët me nevoja të veçanta; identifikimin e sfidave dhe mundësive më të mëdha për fuqizimin e kualitetit të edukimit për fëmijët me nevoja të veçanta dhe së fundi të kuptuarit e lidhjes në mes situatës aktuale, politikave dhe vendeve që kanë të bëjnë me edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Projekti kishte për qëllim të zhvilloj një ueb faqe interaktive të internetit për të rinjtë në Kosovë e cila ofron këshillim online. Ky projekt siguroj lansimin e ueb faqes interaktive www.nukjevet.net , e cila ofron këshillim online për adoleshentët në Kosovë dhe e cila përbëhet nga 25 ekspertë nga fusha të ndryshme të tilla si psikolog, dermatolog, mjekë, gjinekologe etj.
Ky projekt ju mundëson të rinjëve kosovarë të shprehin çështjet dhe problemet e tyre me të cilat ata ballafaqohen dhe marrin përgjigje nga ekspertët brenda 72 orëve.
Për më tepër, ueb faqja ofron artikuj edukativ të shkruar nga ekspertë dhe psikologët që mbulojnë temat që ngriten zakonisht nga të rinjtë. Sipas statistikave numri aktual i vizitorëve të kësaj faqe interneti është 47.270 vizitorë.
Projekti synoi forcimin e kapaciteteve të punonjësove të urgjencës mjekësore në identifikimin e tentim vetëvrasjeve, vetëvrasjeve dhe vetë-lëndimeve nëpërmjet trajnimit të 130 punonjësve të urgjencës mjekësore.
Projekti rezultoi me aftësitë dhe njohuritë e pjesëmarrësve për të dalluar spektrin e vetë-lëndimeve të ndryshme dhe sjelljet e lidhura vetëvrasëse, si dhe shpërndarjen e instrumentit për mbledhjen e të dhënave për vlerësimin dhe regjistrimin e sjelljeve vetëvrasëse në lidhje më të gjitha urgjencat rajonale të shërbimeve mjekësore.
Objektivi i projektit ishte që të analizojë nëse një mostër reprezentative e shoqërisë kosovare janë të vetëdijshëm për ekzistencën e programit të risistemimit të TMK-së, të skemës së pensioneve të administruar nga Qeveria e Kosovës dhe nëse ata janë të kënaqur me përkrahjen e dhënë.
Programi ka dhënë prova mbi vedijësimin e shoqërisë kosovare për ekzistimin e programit të risistemimit të TMK-së, skemën e pensioneve të administruar nga Qeveria e Kosovës dhe nivelin e kënaqësisë se shoqërisë kosovare me përkrahjen e dhënë nga programi.
Ky studim kishte për qëllim vlerësimin e nevojave të shoqërisë civile dhe shërbeu si një mjet planifikimi në mënyrë që të kuptojnë iniciativat për forcimin e shoqërisë civile.
Rezultat final i studimit ishte prodhimi, shpërndarja dhe avokimi i raportit analitik të shoqërisë civile në Kosovë dhe prodhimi, shpërndarja dhe mbrojtja e politikës së dokumentave të shoqërisë civile.
Projekti synonte parandalimin e vetëvrasjes, tentimeve të vetëvrasjes dhe vetë-lëndimeve në mesin e të rinjëve në Kosovë dhe organizimin e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare për parandalimin e vetëvrasjes dhe vetë-lëndimit në mesin e të rinjve në Kosovë. Konferenca u organizua në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit - Zyra për Qeverisje të Mirë dhe OBSH-në.