FTK dhe UNICEFI së bashku për angazhimin më aktiv të baballarëve në kalimin e kohës së lirë me fëmijët e tyre

Pjesëmarrja e Fondacionit Together në Konferencën “Sexuality and Youth in Albania - Cultural Context, Behaviour and the Media”

Fondacioni Together Kosova mori pjese në Konferencën “Sexuality and Youth in Albania - Cultural Context, Behaviour and the Media” e mbajture ne Tirane me datat 11 dhe 12 shkurt. Rreze Hoxha dhe Florim Gallopeni prezantuan punën dhe progresin e ueb faqes për këshillim online për te rinjtë www.nukjevet.net
Rreze Hoxha, asistente e projekteve dhe ueb administratore, prezantoi statistikat në përgjithësi dhe ato në lidhje me temën e shtjelluar në konferencë.
Florim Gallopeni, psikolog, ekspert në faqen nukjevet.net, prezantoi pyetjet më të shtruara në lidhje me seksualitetin.

Prezantimi i uebfaqes www.nukjevet.net në qendrën për aktivitete në bashkëpunim me The Ideas Partnership

Me 3 dhjetor ekipi i Fondacionit Together Kosova, ishin në Fushë Kosovë, në qendrën për aktivitete për komunitetin Romë, Ashkali dhe Egjiptjanë. Para grupit të vajzave 10-15 vjec e prezantuam uebfaqen www.nukjevet.net në kuadër të aktiviteteve në bashkëpunim me The Ideas Partnership

Seminari i mbajtur në Strugë

Fotografi nga seminari i mbajtur në Strugë, gjatë diskutimeve për uebfaqen këshilluese www.nukjevet.net, ku ekspertët e grupit këshillues ndanë secili idetë dhe sugjerimet e tyre rreth hapave të ardhshëm që duhen ndërmarrur, në mënyrë që të vazhdojmë drejtë përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të ofruara.

Ligjërata e mbajtur në shkollën fillore ''Iliria"

Fondacioni Together Kosova me 3 maj 2017 ishte në shkollën fillore "Iliria" në Prishtinë, me ç'rast u prezantua puna e nukjevet.net para nxënësve të klasave të nënta, dhe bashkarisht u diskutua mbi vështirësitë që kjo moshë hasë, mënyrat e tejkalimit të tyre etj.

Ligjëratat e mbajtura në shkollat fillore "7 Marsi" dhe "Shkëndija"

Fondacioni Together Kosova me datën 4 maj 2017 ishte në shkollat fillore "7 Marsi" dhe "Shkëndija" në Suharekë, me ç'rast u prezantua puna e nukjevet.net para nxënësve të klasave të nënta, dhe bashkarisht u diskutua mbi vështirësitë që kjo moshë hasë, mënyrat e tejkalimit të tyre, rëndësia e vetëdijesimit mbi shëndetin mendor dhe edukimin seksual etj.

Takimi mujor me grupin këshillues të uebfaqes www.nukjevet.net

Me datë 04.05.2017, në zyret e Fondacionit Together Kosova u mbajt takimi mujor me grupin këshillues të uebfaqes www.nukjevet.net. Në takim u diskutua mbi mbarëvajtjen e uebfaqes, prurjet e reja në grupin këshillues, përmirësimin e shërbimeve të ofruara etj.

Ekspertët e uebfaqes www.nukjevet.net

Që nga data 1 Maj 2017, grupit këshillues të web faqes këshilluese www.nukjevet.net, iu bashkua psikologia Albulena Bylykbashi Zaimi, të cilës i urojmë punë të mbarë dhe e falenderojmë për gatishmërinë që të japë kontributin e saj për rininë tonë në formë vullnetare.

Ligjëratat e mbajtura në shkollën fillore "Emin Duraku" dhe shkollën e mesme "Skenderbeu" në Kaçanik

Fondacioni Together Kosova me datë 10.05.17 ishte në shkollën fillore "Emin Duraku" dhe shkollën e mesme "Skenderbeu" në Kaçanik, me ç'rast u prezantua puna e nukjevet.net para nxënësve të klasave të nënta dhe të dhjeta, dhe bashkarisht u diskutua mbi vështirësitë që kjo moshë hasë, mënyrat e tejkalimit të tyre, rëndësia e vetëdijesimit mbi shëndetin mendor dhe edukimin seksual etj.

Ligjëratat e mbajtura në shkollat fillore "Fan Stilian Noli" dhe "Dëshmorët e Kombit" në komunën e Kamenicës

Ligjëratat informuese mbi shëndetin mendor, edukimin seksual dhe prezantimin e www.nukjevet.net nëpër shkollat fillore dhe të mesme nëpër Kosovë po vazhdojnë.
Me datë 11.05.2017 Fondacioni Together Kosova ishte në shkollat fillore "Fan Stilian Noli" dhe "Dëshmorët e Kombit" në komunën e Kamenicës.

Ekspertët e uebfaqes www.nukjevet.net

Që nga data 1 Maj 2017, grupit kshillues të web faqes këshilluese www.nukjevet.net, iu bashkua psikologu Vigan N Behluli, të cilit i urojmë punë të mbarë dhe e falenderojmë për gatishmërinë që të japë kontributin e tij për rininë tonë në formë vullnetare.

Ligjërata e mbajtur në shkollën e mesme "7 Shtatori" në Prishtinë

Fondacioni Together Kosova me datë 17.05.17 ishte në shkollën e mesme "7 Shtatori" në Prishtinë, me ç'rast u prezantua puna e nukjevet.net para nxënësve të klasave të dhjeta, dhe bashkarisht u diskutua mbi vështirësitë që kjo moshë hasë, mënyrat e tejkalimit të tyre, rëndësia e vetëdijesimit mbi shëndetin mendor dhe edukimin seksual etj.

Praktikantët e rinj

I urojmë mirëseardhjen në ekipin tonë, Albulena Kërleshi, e cila do të kryejë praktikën shkollore në Fondacion Together Kosova.

Ligjëratat e mbajtura në shkollën e mesme "Gjin Gazulli" në Prishtinë

Me datë 18.05.17, Fondacioni Together Kosova ishte në shkollën e mesme "Gjin Gazulli" në Prishtinë, me ç'rast u prezantua puna e nukjevet.net para nxënësve të klasave të dhjeta, dhe bashkarisht u diskutua mbi vështirësitë që kjo moshë hasë, mënyrat e tejkalimit të tyre, rëndësia e vetëdijesimit mbi shëndetin mendor dhe edukimin seksual etj

Ligjëratat e mbajtura në shkollën fillore "Zenel Hajdini" në Prishtinë.

Cikli i ligjëratave informuese mbi rëndësinë e shëndetit mendor, edukimit seksual dhe këshillimit, të mbajtura në mëse 7 komuna të Kosovës nga Fondacioni Together Kosova, ka përfunduar me datë 18.05.2017, në shkollën fillore "Zenel Hajdini" në Prishtinë.
Fondacioni Together Kosova do të jetë çdo herë përkrah të rinjëve.

Takimi mujor i grupit këshillues të uebfaqes www.nukjevet.net

Me datë 14.06.2017, në zyret e FTK-së, u mbajt takimi mujor i grupit këshillues të uebfaqes www.nukjevet.net. Në takim u diskutua mbi mbarëvajtjen e uebfaqes si dhe u certifikua anëtarja më e re e Bordit të FTK-së Uta Ibrahimi, për arritjen e saj të fundit - ngjitjen në majen më të lartë në botë.
Fondacioni Together Kosova, do të vazhdojë me takimet të cilat gjithmonë kanë për qëllim, ngritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara dhe të qenurit sa më afër të rinjve tanë!

Praktikantët e rinj

I urojme mireseardhjen ne ekipin tone, Hayley Huge, e cila do te kryeje praktiken shkollore ne Fondacion Together Kosova

FTK merr një donacion nga SunnyHill Foundation

Fondacioni Together Kosova falenderon Sunny Hill Festival & Dua Lipa per vleresimin qe i ka bere punes se fondacionit dhe ne vecanti projektit nukjevet.net per kontributin e dhene ne mireqenien dhe permiresimin e shendetit mendor te te rinjve te Kosoves.

Ligjerate ne SHFMU ”Ibrahim Rugova" Obiliq

Ditën e enjte, më 25 tetor 2018, përfaqësues të Fondacioni Together Kosova dhe ekspertë ishin në SHFMU ”Ibrahim Rugova" Obiliq. Në kuadër të projektit "Letra nga Qyteti i dritave - Rrëfim gjeneratash" financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , ne po zhvillojmë disa ligjërata me në fokus pasojat e ndotjes se ambjentit, vetedijesimin e te rinjeve per rendesine e mbrojtjes se ambientit dhe kerkimin e ideve te tyre, te burimeve te energjise se renovueshme per te ardhmen e qytetit te tyre

Ligjerate ne Gjimnazin "17 Shkurti" Obiliq

Ditën e enjte, më 25 tetor 2018, përfaqësues të Fondacioni Together Kosova dhe ekspertë ishin në Gjimnazin "17 Shkurti" Obiliq. Në kuadër të projektit "Letra nga Qyteti i dritave - Rrëfim gjeneratash" financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , ne po zhvillojmë disa ligjërata me në fokus pasojat e ndotjes se ambjentit, vetedijesimin e te rinjeve per rendesine e mbrojtjes se ambientit dhe kerkimin e ideve te tyre, te burimeve te energjise se renovueshme per te ardhmen e qytetit te tyre.

Takim në komunën e Obiliqit, në Drejtorinë për Mbrojtjen e Mjedisit

Sot u zhvillua takimi i rradhës në komunën e Obiliqit në kuadër të projektit “Letra nga qyteti i dritave”. Të pranishme në takim ishin Drejtoresha për Mbrojtjen e Mjedisit në komunën e Obliqit znj. Fitore Hashani dhe koordinatorja e projekteve nga Fondacioni Together Kosova znj. Anisa Zaçe. Gjatë këtij takimi, u diskutua mbarëvajtja e deri tanishme e projektin, dhe planet për të ardhmen.

Ligjëratë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët 'Pandeli Sotiri'

Ditën e sotme përfaqësues të Fondacioni Together Kosova dhe ekspertë ishin në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët 'Pandeli Sotiri' në qytetin e Obiliqit. Në kuadër të projektit "Letra nga Qyteti i dritave - Rrëfim gjeneratash" financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ne po zhvillojmë disa ligjërata me në fokus pasojat e ndotjes se ambjentit, vetedijesimin e te rinjeve per rendesine e mbrojtjes se ambientit dhe kerkimin e ideve te tyre, te burimeve te energjise se renovueshme per te ardhmen e qytetit te tyre.

Ligjëratë në Shkollën e Mesme "Ismail Dumoshi"

Ditën e enjte, më 25 tetor 2018, përfaqësues të Fondacioni Together Kosova dhe ekspertë ishin në Shkollën e Mesme "Ismail Dumoshi" në qytetin e Obiliqit . Në kuadër të projektit "Letra nga Qyteti i dritave - Rrëfim gjeneratash" financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , ne po zhvillojmë disa ligjërata me në fokus pasojat e ndotjes se ambjentit, vetedijesimin e te rinjeve per rendesine e mbrojtjes se ambientit dhe kerkimin e ideve te tyre, te burimeve te energjise se renovueshme per te ardhmen e qytetit te tyre.

Ligjëratë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët 'Abdurrahman Gërguri'

Ditën e enjte, me 18 tetor 2018, përfaqësues të Fondacioni Together Kosova dhe ekspertë ishin në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët 'Abdurrahman Gërguri' në qytetin e Obiliqit. Në kuadër të projektit "Letra nga Qyteti i dritave - Rrëfim gjeneratash" financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ne po zhvillojmë disa ligjërata me në fokus pasojat e ndotjes se ambjentit, vetedijesimin e te rinjeve per rendesine e mbrojtjes se ambientit dhe kerkimin e ideve te tyre, te burimeve te energjise se renovueshme per te ardhmen e qytetit te tyre.

Ligjëratë në SHFMU "Hasan Prishtina" Milloshevë

Ditën e sotme, më 25 tetor 2018, përfaqësues të Fondacioni Together Kosova dhe ekspertë ishin në SHFMU "Hasan Prishtina" Milloshevë. Në kuadër të projektit "Letra nga Qyteti i dritave - Rrëfim gjeneratash" financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , ne po zhvillojmë disa ligjërata me në fokus pasojat e ndotjes se ambjentit, vetedijesimin e te rinjeve per rendesine e mbrojtjes se ambientit dhe kerkimin e ideve te tyre, te burimeve te energjise se renovueshme per te ardhmen e qytetit te tyre.

Fondacioni Together Kosova në bashkëpunim me Venture UP kanë kënaqësinë të Ju ftojnë në debatin/prezantimin e webfaqës këshilluese për të rinjë www.nukjevet.net.

Fondacioni Together Kosova në bashkëpunim me Venture UP kanë kënaqësinë të Ju ftojnë në debatin/prezantimin e webfaqës këshilluese për të rinjë www.nukjevet.net Nuk Je Vet, i cili do të mbahet ditën e merkurë, më 21.11.2018 nga ora 16.00 – 18.00 në hapsirën e Venture UP.

Moderator:
Dr. Ilir Begolli - Mjek i mjeksisë sociale dhe ekspert vullnetar në Nukjevet.

Panelistët:
Anisa Zaçe– Koordinatore e projekteve , Fondacioni Together Kosova
Valdet Plakolli - Psikologë shkollorë dhe ekspert vullnetar në Nukjevet
Emine Doda- Psikologe dhe eksperte vullnetare ne Nukjevet
Vigan Behluli – Psikolog klinik dhe ekspert vullnetar në Nukjevet
Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë
Përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe teknologjisë
Përfaqesues nga Komuna e Prishtinës.

Në Kosovë, pas luftës nuk janë krijuar shërbime të mirëfillta për të ofruar ndihmë psikiatrike dhe psikologjike popullatës e cila me dekada ka përjetuar dhe jetuar nën frikë dhe të kërcënuar, e sidomos traumat që i përjetuan gjatë dhe pas luftës.
Një prej fenomeneve që drejtpërdrejt mund të ndërlidhet me traumat e përjetuara, është rritja rapide e vetëvrasjeve fenomen ky i ri në Kosovë, si dhe numri madh I çrregullimeve te shëndetit mendor, sidomos mes të rinjëve.
Mungesa e shërbimeve këshilluese në shkollat e Kosovës (ku prej 1200 shkollave, vetëm 63 shkolla kanë të punësuara psikolog) i len të rinjët pa mbështetje emocionale, sidomos në moshën e adoleshencës, ku nevoja për një mbështetje të tillë është edhe më e theksuar.

Me qëllim të ofrimit të ndihmës profesionale të rinjëve, Fondacioni Together Kosova në vitin 2010 e ka hapur webfaqen per këshillim online (www.nukjevet.net) e cila ofron ndihmë profesionale, falas dhe në formë anonime.
Në këtë web faqe janë të inkuadruar mbi 30 ekspertë të fushave të ndryshme (kryesisht psikolog, psikiatër dhe mjek te specializimeve te ndryshme), të cilët punojnë në formë vullnetare.

Në periudhën 8 vjeçare, kjo webfaqe ka pasur mbi:
• Tridhjetë e pesë milion vizita (35.000.000.000,00),
• Mbi 3,700.000 vizitore unik, dhe
• Ka ofruar mbi 28.000 përgjegje unike.
• Ka ofruar mbi 5600 ore konsulta përmes chat-it.
• Ka organizuar mbi 200 ligjerata në shkollat fillore, të mesme të Kosovës.
• Ka xhiruar 7 video edukuese për të rinjë në gjuhën shqipe.
• Ka organizuar Konferenca ndërkombetare, dhe ka kryer hulumtime të shumta në fushën sociale.

Numri i madh i pyetjeve të adresuara në web faqe tregon për nevojën e madh për ndihmë në ballafaqimin e e të rinjëve me problem të shëndetit mendor.

Me qëllim të promovimit dhe ndërtimit të sjelljeve të shëndetshme tek te rinjtë, web faqja NUKJEVET.NET kujdes të veçantë ja kushton vetëdisimit të të rinjëve në:

1. Krijimin e kulturës për të kërkuar ndihmë;
2. Zhvillimin e shkathtësive në shkrim dhe përshkrimit adekuat të problemeve me të cilat ata ballafaqohen;
3. Edukimin e të rinjëve lidhur me temat të cilat nuk adresohën në shkolla (problemet në adoleshencë, relacionet në familje, dashuria, edukata seksuale, vështirësitë në mësim, dhuna në mes të bashkëmoshatarëve, ngacmimi seksual, perdorimi i internetit dhe ruajtja e privatësisë në internet, vetëbesimi i ultë, depresioni, ankthi, stigma, çrregullimet në të ushqyer, orinetimi seksual etj);
4. Uljen e stigmës për sëmundjet e shëndetit mendor;
Promovimin i shprehive të shëndetshme;

Përkundër faktit që www.nukjevet.net, është shërbimi i vetëm i këtij lloji në Kosovë, ai ende nuk përkrahet nga institucionet vendore.
Kompanitë private në Kosovë, kanë treguar më shumë mirekuptim dhe gadishmëri të përkrahin një shërbim të tillë, duke e vlerësuar rëndësinë që ky shërbim e ka për mirëqënjen e popullatës.
Sunny Hill Festival, IPKO dhe HIB Petrol Official
Parandalimi dhe trajtimi profesional i çrregullimeve të shëndetit mendor me të cilat ballafaqohen shumë të rinjë Kosovar dhe familjarët e tyre, kerkon dhe e meriton një zgjidhje afatgjate nga institucionet vendore.

Ngritja e vetëdijes së opinionit të gjerë, hapja e debatit publik, për pasojat me të cilat si shoqëri do të ballafaqohemi në dekadat e ardhshme, për shkak të mos-trajtimit të problemeve të shëndetit mendor të të rinjëve, si dhe implikimi që do ketë në ekonomi dhe zhvillim të shtetit është një temë që duhet kushtuar rëndësi të vecantë.

Këtë vit, Dita Botërore e Shëndetit Mendor ka perzgjedhur si temë: 'Të rinjtë dhe shëndeti mendor në një botë gjithnjë e në ndryshim' - çka cila është e rëndësishme duke pasur parasysh faktin se 1 në 5 adoleshentë përjetojnë probleme te shëndetit mendor dhe të sjelljës çdo vit në mbarë botën. Për më tepër, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), gjysma e të gjitha problemeve të shëndetit mendor, fillojnë gjatë ose para periudhës së adoleshencës. Kosova tani me është pjesë e këtij trendi global.
Buxheti i Republikës së Kosovës ndan shumë pak fonde për shëndetin mendor. Kjo është shumë shqetësuese sidomos për faktin se 50% të popullatës e përbëjn të rinjët.

Le te flasim!
Ju mirëpresim.

Fondacioni Together Kosova

Live në Tribuna channel

Live në Tribuna channel Anila Hajdari nga Fondacioni Together Kosova duke folur për debatin/ prezantimin e webfaqës këshilluese për të rinjë www.nukjevet.net Nuk Je Vet, i cili do të mbahet ditën e merkurë, më 21.11.2018 nga ora 16.00 – 18.00 në hapsirën e Venture UP.

Radio Televizizioni i Kosovës

Radio Televizizioni i Kosovës/Anila Hajdari nga Fondacioni Together Kosova duke folur për debatin/ prezantimin e webfaqës këshilluese për të rinjë www.nukjevet.net Nuk Je Vet, i cili do të mbahet sot, më 21.11.2018 nga ora 16.00 – 18.00 në hapsirën e Venture UP.

Moment nga debati Shëndeti mendorë i të rinjëve – Le të flasim!

RTV Dukagjini dhe Vahide Morina-(eksperte vullnetare ne nukjevet.net) duke diskutuar per debatin e djeshem “Shendeti mendor i te rinjeve- Le te flasim!”

Interviste ne Klan Kosova

Debati "Le te flasim" dhe prezantimi i webfaqes www.nukjevet.net
Adrian Berisha & Anila Hajdari

Interviste ne RTK

Rreth debatit "Le te flasim" dhe prezantimit te webfaqes www.nukjevet.net. Anila Hajdari Perfaqesuese e Fondacionit Together Kosova.

"BOLL MO, MOS MA NXIJ SHKELQIMIN"

Fondacioni Together Kosova pjese e kampanjes 16 ditore kunder dhunes ndaj grave. #HEARMETOO #ORANGETHEWORLD UNICEF

Deri sot 100 gra te vdekura ne Kosove si pasoje e dhunes.

Faleminderit Diellza Mehmetaj per misherimin e fotos me realitet. Dhe Anila Hajdari per konceptin.

Fondacioni Together Kosova permes platformes www.nukjevet.net, ju ofron personave te prekur nga dhuna keshillim profesional, falas dhe anonim, e gjithashtu ju ndihmon te drejtohen tek organet kompetente qe mirren ne menyre ligjore me keto dukuri.

"BOLL MO, MOS MA NXIJ SHKELQIMIN"

Fondacioni Together Kosova pjese e kampanjes 16 ditore kunder dhunes ndaj grave. #HEARMETOO #ORANGETHEWORLD UNICEF

Faleminderit Jona Gashi per modelim dhe Diellza Mehmetaj per misherimin e realitetit me foto. Dhe Anila Hajdari per konceptin.

Fondacioni Together Kosova permes platformes www.nukjevet.net, ju ofron personave te prekur nga dhuna keshillim profesional, falas dhe anonim, e gjithashtu ju ndihmon te drejtohen tek organet kompetente qe mirren ne menyre ligjore me keto dukuri.

"BOLL MO, MOS MA NXIJ SHKELQIMIN"

Fondacioni Together Kosova pjese e kampanjes 16 ditore kunder dhunes ndaj grave. #HEARMETOO #ORANGETHEWORLD

Ne Kosove ne vitin 2017, policia regjistroi
1,125 raste te dhunes ne familje; 76% e viktimave ishin gra. Numri i rasteve te raportuara ne polici ose
ne anketa eshte gjithnje me i ulet se shtrirja aktuale e dhunes.

Faleminderit Vjosë Kastrati per modelim dhe Diellza Mehmetaj per misherimin e realitetit me foto. Dhe Anila Hajdari per konceptin.

Fondacioni Together Kosova permes platformes www.nukjevet.net, ju ofron personave te prekur nga dhuna keshillim profesional, falas dhe anonim, e gjithashtu ju ndihmon te drejtohen tek organet kompetente qe mirren ne menyre ligjore me keto dukuri.

"BOLL MO, MOS MA NXIJ SHKELQIMIN"

Fondacioni Together Kosova pjese e kampanjes 16 ditore kunder dhunes ndaj grave. #HEARMETOO #ORANGETHEWORLD UNICEF

Një e treta e kosovarëve besojnë se ngacmimi seksual është i pranueshëm dhe u pëlqen grave të reja
(41%). Perceptimet e tilla mund të kontribuojnë në ngacmimin seksual. Më shumë se 64% e grave dhe përjetuar ngacmim seksual gjatë jetës së tyre.

Faleminderit Diellza Mehmetaj per misherimin e fotos me realitet. Dhe Anila Hajdari per konceptin.

Fondacioni Together Kosova permes platformes www.nukjevet.net, ju ofron personave te prekur nga dhuna keshillim profesional, falas dhe anonim, e gjithashtu ju ndihmon te drejtohen tek organet kompetente qe mirren ne menyre ligjore me keto dukuri.

LE TE FLASIM!

Fondacioni Together Kosova kesaj rradhe ne bashkepunim me Kolegji AAB vazhdojne me debatin mbi shendetin mendor te rinjeve.
Ju ftojme te merrni pjese me date 13.12.2018 duke filluar nga ora 12:00 ne hapsiren e Kolegjit AAB.

LE TE FLASIM! - Per problemet, stigmen, sfidat, pasojat dhe si mund të tejkalohen ato:)

www.nukjevet.net

Ne kuader te projektit “Letra nga Qyteti i dritave”

Ne kuader te projektit “Letra nga Qyteti i dritave”, Fondacioni Together Kosova se bashku me nxenesit nga shkollat: SHFMU “Pandeli Sotiri”, SHFMU “Abdurrahman Gergurri” dhe SHMLP “Ismail Dumoshi” vizituan Termocentralin “Kosova B”. Gjate vizites, nxenesit paten mundesi te ndegjonin edhe nje ligjerate nga Kryeinxhinieri per trajnime Teknologjike z. Izet Hoti.

"LE TE FLASIM"

Gjate prezantimit dhe ligjerates "Le te flasim" per shendetin mendore dhe nukjevet.net / Nuk Je Vetem. Fondacioni Together Kosova me perfaqesueset Anisa Zaçe, Anila Hajdari, Vahide Morina- Psikologe dhe vullnetare ne platformen nukjevet.net ne bashkepunim me Departamentin e Psikologjise ne Kolegji AAB, dekanen Mimoza Kamberi dhe profesorin Ertan Basha.

Interviste

Anisa Zaçe- Psikologe dhe koordinatore ne FTK dhe Foundation Together Albania flet per T7 ne lidhje me debatin per shendetin mendore dhe prezantimin e webfaqes www.nukjevet.net ne Kolegjin AAB.

Dje gjate takimit mujore me ekspertet e Nuk Je Vet, ku u diskutua mbi mbarvajtjen e punes ne webfaqen keshilluese per te rinjte www.nukjevet.net

Straightforward into 2019!

Faleminderit Rrota :)

Te nderuar miq,
Kemi knaqesine qe te ndajme me Ju lajmin e mire.
Rrota kete vit i eshte bashkangjitur mbeshtetesve te Fondacioni Together Kosova si dhe projektit per keshillim online per te rinjet e Kosoves www.nukjevet.net.

Faleminderit Rrota :)

Meridian Express dhe Fondacioni Together Kosova

Tё dashur miq,
Me kёnaqёsi ju njoftojmё se kёtё vit korporata Meridian Express i ёshtё bashkangjitur familjes sё mbёshtetёsve tё Fondacioni Together Kosova, gjegjёsisht shёrbimit pёr kёshillim online pёr tё rinjёt e Kosovёs www.nukjevet.net (nukjevet.net).

Meridian Express dhe drejtori Agon Gashi, kanё fituar shpёrblimin kryesor pёr pёrgjegjёsi shoqёrore #CSR 2018 pёr kontributin e dhёnё nё komunitet!

"Vetedijsimi i te rinjeve per HIV/AIDS- Mbrohu/Testohu"

Ne kuader te projektit "Vetedijsimi i te rinjeve per HIV/AIDS- Mbrohu/Testohu" te mbeshtetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - MKRS, Fondacioni Together Kosova do te filloj me debatet informuese ne shkolla te ndryshme te komunave ne Kosove. Me kete rast Fondacioni do te ja kushtoj kete jave vetedijesimit te te rinjeve per semundjet seksualisht te transmetueshme, specifikisht HIV/AIDS.

Nje falenderim i veçante per dizajnimin e mrekullueshem te fletushkave informuese i takon Elena Totaj, Republika Marketing Communications Agency dhe Meridian Express per mbeshtetje te projeketeve te Fondacioni Together ne vitin 2019.

Vetëdijsimi i të rinjëve për HIV/AIDS- Mbrohu/Testohu!

Në kuadër të projektit "Vetëdijsimi i të rinjëve për HIV/AIDS- Mbrohu/Testohu" të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësues të Fondacioni Together Kosova dhe eksperti i webfaqes nukjevet.net- Dr. Ilir Begolli ishin sot më 12.04.2019 në SHFMU ' Daut Bogujevci ' në Komunën e Fushë Kosovës. Dr. Begolli do të zhvilloj disa ligjerata me fokus ndërgjegjësimin e të rinjëve për virusin HIV dhe AIDS në Komuna të ndryshme të Kosovës.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë - MAShT, Republika Marketing Communications Agency, nukjevet.net, Fondacioni Together Kosova, Meridian Express, IPKO dhe Sunny Hill Foundation, Ju faleminderit!

Vetëdijsimi i të rinjëve për HIV/AIDS- Mbrohu/Testohu!

Në kuadër të projektit "Vetëdijsimi i të rinjëve për HIV/AIDS- Mbrohu/Testohu" të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - MKRS, përfaqësues të Fondacioni Together Kosova dhe eksperti i webfaqes nukjevet.net- Dr. Ilir Begolli ishin sot më 19.04.2019 në SHFMU 'Abdurrahman Gërguri' në Komunën e Obiliqit. Dr. Begolli do të zhvilloj disa ligjerata me fokus ndërgjegjësimin e të rinjëve për virusin HIV dhe AIDS në Komuna të ndryshme të Kosovës.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - MKRS, Ministria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjise, Republika Marketing Communications Agency, nukjevet.net, Fondacioni Together Kosova, Meridian Express, IPKO, Sunny Hill Foundation. Faleminderit!

Takimi mujore i ekipit te NukJeVet

Gjate takimit mujore me ekspertet e Nuk Je Vet, ku u diskutua mbi mbarvajtjen e punes ne webfaqen keshilluese www.nukjevet.net dhe prezantimi i eksperteve te rinje ne grupin tone:)

Vetëdijsimi i të rinjëve për HIV/AIDS- Mbrohu/Testohu!

Në kuadër të projektit "Vetëdijsimi i të rinjëve për HIV/AIDS- Mbrohu/Testohu" të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - MKRS, përfaqësues të Fondacioni Together Kosova dhe eksperti i webfaqes nukjevet.net- Dr. Ilir Begolli ishin sot më 25.04.2019 në SHFMU "Enver Maloku" në Komunën e Podujevës. Dr. Begolli do të zhvilloj disa ligjerata me fokus ndërgjegjësimin e të rinjëve për virusin HIV dhe AIDS në Komuna të ndryshme të Kosovës.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Republika Marketing Communications Agency, nukjevet.net Meridian Express, IPKO, Sunny Hill Foundation. Faleminderit!

Vetëdijsimi i të rinjëve për HIV/AIDS- Mbrohu/Testohu!

Në kuadër të projektit "Vetëdijsimi i të rinjëve për HIV/AIDS- Mbrohu/Testohu" të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - MKRS, përfaqësues të Fondacioni Together Kosova dhe eksperti i webfaqes nukjevet.net- Dr. Ilir Begolli më 26.04.2019 vizituan Gjimnazin "Xhevdet Doda" në Komunën e Prishtinës. Dr. Begolli ka zhvilluar disa ligjerata me fokus ndërgjegjësimin e të rinjëve për virusin HIV dhe AIDS në Komuna të ndryshme të Kosovës.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - MKRS, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Republika Marketing Communications Agency, nukjevet.net
Fondacioni Together Kosova, Meridian Express, IPKO, Sunny Hill Foundation. Faleminderit!

"Vetëdijsimi i të rinjëve për HIV/AIDS- Mbrohu/Testohu"

Në kuadër të projektit "Vetëdijsimi i të rinjëve për HIV/AIDS- Mbrohu/Testohu" të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - MKRS, përfaqësues të Fondacioni Together Kosova kanë kryer shpërndarjen e materialeve edukative me informata bazike për virusin HIV/AIDS në të gjitha Qendrat e Mjeksisë Familjare të Komunës së Prishtinës. Fokusi i informatave në këto materiale është vetëdijësimi i të rinjëve për virusin HIV dhe AIDS - Mbrojtja, Testimi dhe Trajtimi.

“Kuptimi dhe rëndësia e virgjërisë në shekullin 21 tek vajzat kosovare"

Më 9 korrik, u zhvillua debati/diskutimi mbi “Kuptimi dhe rëndësia e virgjërisë në shekullin 21 tek vajzat kosovare". Të pranishëm në këtë diskutim ishte Drejtoresha e Fondacionit Together Kosova - Vera Re, Drejtoresha ekzekutive e Qendra Kosovare për Studime Gjinore - Luljeta Demolli, Shuki Statovci - Psikiatre, Vigan N Behluli - Psikolog. Diskutimi ishte i moderuar nga Njomza Aliu.

Interviste

Intervista e drejtoreshes se Fondacionit Together lidhur me debatin "Kuptimi dhe rendesia e virgjerise ne shekullin 21" ne Ora e Pasdites.