Qëllimi i këtij projekti ishte realizimi i një vlerësimi bazik për ekzistimin e shërbimerve për fëmijë dhe familje; realizimi i vlerësimit bazik i fëmijëve me nevoja të veçanta dhe së fundi, bazuar në gjetjet vlerësuese mbështetja e shërbimeve sociale lokale të zhvillojnë planin e veprimit për shërbimet sociale.
Projekti ka siguruar dokumentimin e kualitetit të shërbimeve të edukimit për fëmijët me nevoja të veçanta; identifikimin e sfidave dhe mundësive më të mëdha për fuqizimin e kualitetit të edukimit për fëmijët me nevoja të veçanta dhe së fundi të kuptuarit e lidhjes në mes situatës aktuale, politikave dhe vendeve që kanë të bëjnë me edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.