Misioni i organizatës është mbrojtja dhe përmirësimi i mirëqenies psiko-sociale të të rinjëve në Kosovë dhe popullatës në përgjithësi, në mënyrë që ata të bëhen anëtarë aktiv të shoqërisë.
Zbatimi i kërkimeve shkencore në fushën sociale dhe të shëndetit mendor, për të kuptuar më mirë faktorët që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe shëndetin mendor të të rinjëve dhe popullsisë së gjerë në Kosovë.
Përkrahja e politikave të cilat garantojnë të drejtat e njeriut sidomos në ofrimin e shërbimeve të mirëfillta, në përkujdesjen dhe mbrojtjen e shëndetit mendor të të rinjëve, dhe grupeve tjera të margjinalizuara të shoqërisë.
Të ofrojmë këshillim online, falas dhe tërësisht anonim;
Të promovojmë shëndetin mendor tek të rinjtë;
Të kuptojmë nevojat e fëmijëve dhe të rinjëve për mbështetje psiko-sociale dhe emocionale;
Të zhvillojmë lidhje bashkëpunimi me organizatat e tjera jo-qeveritare.
Drejtoreshë ekzekutive
Email