Ne jemi një organizatë jo-qeveritare me qendër në Prishtinë, e themeluar në mars të vitit 2009.
Themelimi i Fondacionit Together Kosova rezultoi nga nevoja e adresimit profesional të çështjeve psiko-sociale me të cilat fëmijët dhe të rinjtë kosovar ballafaqohen në përditshmëri.

Jemi organizatë që përbëhet nga një ekip multidisiplinar, të përbërë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, dhe zhvillojmë partneritet me shumë OJQ lokale . Kemi përvojë në parandalimin e vetvrasjeve dhe vetlëndimeve, dhunës mes bashkëmoshatarëve, këshillimit online, si dhe në hulumtime në tema që prekin drejtëpërdrejt mirëqenien dhe shëndetin mendor të popullatës në përgjithësi, dhe të rinjëve në veçanti.

FTK në të gjitha aktivitetet e saj promovon vlerat si: solidaritetin, empatine, barazine, bashkepunimin dhe aktivizmin shoqeror.

më shumë rreth nesh
Foundation Together Kosovo